top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MËRGATA VENEZUELIANE BËN THIRRJE PËR MARSH GLOBAL PËR FITUESEN E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQE DHE NJËKOHËSISHT UDHËHEQËSEN E OPOZITËS MARIA KORINA MAKADO (MARÍA CORINA MACHADO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read
ree

Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | Nën sloganin “El Nobel es nuestro” (Nobeli është i yni), organizata opozitare “Vente Venezuela” ka bërë thirrje për një marshim global në mbështetje të znj. Maria Korina Makado (María Corina Machado) më 6 dhjetor, në prag të dhënies së Çmimit Nobel për Paqen 2025 udhëheqëses venezueliane.


Marshimi do të zhvillohet në Oslo, përpara Qendrës Nobel për Paqen, dhe në dhjetëra qytete anembanë botës, me një sërë ngjarjesh të planifikuara deri më 11 dhjetor.


Në një deklaratë, lëvizja shpjegon se iniciativa synon të ndezë një flakë të vetme në qindra qytete, duke theksuar se çmimi nuk i përket një personi të vetëm, por një vendi të tërë që lufton për liri.


Znj. Makado (Machado), e cila, u vlerësua me çmimin më 10 tetor për mbrojtjen e demokracisë në një kontekst shtypjeje, mbetet e fshehur për t'i shpëtuar persekutimit nga regjimi i diktatorit çavisto-komunist Nikolas (Nicolás) Maduro.


Një tubim i madh është planifikuar në Oslo më 10 dhjetor, me një shfaqje publike të ceremonisë dhe një marshim me pishtarë që përfundon para Parlamentit Norvegjez.


Të nesërmen, do të përurohet një ekspozitë kushtuar Çmimit Nobel për Paqen 2025.


Mesazhi është i qartë; liria në Venezuelë është një kauzë universale. Nuk do të ketë paqe pa një tranzicion të vërtetë demokratik”, tha organizata “Vente Venezuela”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page