UDHËHEQËSJA E OPOZITËS VENEZUELIANE MARIA KORINA MAKADO (MARÍA CORINA MACHADO) BËRI THIRRJEN E FUNDIT PËR PJESËMARRJE NË MARSHIMIN MBARËBOTËROR PËR PAQE DHE PËR LIRI (6 DHJETOR 2025).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 6, 2025
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Disa ditë para ceremonisë së ndarjes së Çmimit Nobel për Paqen në Oslo, udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Korina Makado (María Corina Machado), bën thirrjen e fundit ndaj bashkatdhetarëve të saj brenda dhe jashtë vendit të bashkohen me një marshim për paqe dhe për liri (të shtunën), më 6 dhjetor 2025.
Veprimtarja politike dhe lëvizja “Comando Con Venezuela” planifikojnë që mobilizimi të zhvillohet në mbi 20 vende dhe 80 qytete në të gjithë botën.
“Çmimi Nobel për Paqen është një njohje e rezistencës dhe dinjitetit të çdo venezueliani”, deklaroi udhëheqësja Makado (Machado) në një mesazh, duke deklaruar se marshimet do të hedhin një dritë globale përballë përpjekjeve të regjimit për të minuar çmimin.
Organizatorët i ftojnë pjesëmarrësit të mbajnë një qiri ose një dritë simbolike si një gjest uniteti dhe shprese.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments