top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË KRYEQYTETIN E MADAGASKARIT U SHPALL SHTETRRETHIM | POPULLSIA KA DALË NË PROTESTA PËR MUNGESËN E UJIT DHE TË ENERGJIESË ELEKTRIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 26
  • 2 min read
Protestuesit duke ngritur një barrikadë gjatë një demonstrate për të denoncuar ndërprerjet e shpeshta të energjisë dhe mungesën e ujit në Antananarivo, Madagaskar, 25 shtator 2025.
Protestuesit duke ngritur një barrikadë gjatë një demonstrate për të denoncuar ndërprerjet e shpeshta të energjisë dhe mungesën e ujit në Antananarivo, Madagaskar, 25 shtator 2025.

Antananarivo, Madagaskar | Autoritetet në Madagaskar vendosën të enjten një shtetrrethim nga muzgu deri në agim në kryeqytet, pasi protestat për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike dhe mungesën e ujit u shndërruan në të dhunshme”, sipas një zyrtari të lartë të sigurisë.


Policia qëlloi me gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues, kryesisht të rinj, të cilët, po marshonin dhe mbanin pankarta, në Antananarivo.


Demonstruesit denonconin qeverinë dhe kërkonin rivendosjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike të qëndrueshme në të gjithë vendin.


Fatkeqësisht, ka individë që po përfitojnë nga situata për të shkatërruar pronën e të tjerëve”, tha gjenerali Angelo Ravelonarivo, i cili, kryeson një organ të përbashkët sigurie që përfshin policinë dhe ushtrinë, në një deklaratë që lexoi në televizionin privat “Real TV”, të enjten vonë.


Për të mbrojtur popullatën dhe sendet e tyre, forcat e sigurisë vendosën të vendosin një shtetrrethim nga ora 19:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit derisa të rivendoset rendi publik”, thuhet në deklaratë.


Madagaskari, një komb ishullor në Oqeanin Indian, është i zhytur në varfëri dhe disa njerëz fajësojnë qeverinë e Presidentit Andri (Andry) Rajoelina, i cili, u rizgjodh në vitin 2023, për mospërmirësimin e kushteve.


Gjatë protestave më herët të enjten, një qendër e madhe tregtare në kryeqytet u plaçkit dhe më pas u dogj, dhe shtëpitë e dy ligjvënësve u plaçkitën dhe vandalizuan.


Protestuesit, të cilët sfiduan një ndalim të mëparshëm të policisë për demonstratën, marshuan duke brohoritur:

1- Na duhet ujë; na duhet energji elektrike”.


Pasi protestat u shpërndanë, ato më vonë u përhapën në lagje të ndryshme të kryeqytetit.


Një zëdhënës i forcave të sigurisë, Zafisambatra Ravoavi (Ravoavy), nuk mundi të kontaktohej për koment.


Të mërkurën, shefi i policisë kombëtare, Jean Herbert Andriantahiana Rakotomalala, paralajmëroi se forcat e sigurisë do të ndërmarrin masa të forta parandaluese... kundër atyre që tundohen të shkelin ligjin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page