top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I MADAGASKARIT AKUZOHET SE KA MARRË SHTETËSI TË HUAJ | TENSIONE NË VEND.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 15, 2023
  • 1 min read

ree

Madagaskar | Tensioni po rritet në Madagaskar përpara zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen nesër, më 16 nëntor 2023.


Koalicioni politik opozitar “Collectif de Dix”, i përbërë nga 10 parti, u bëri thirrje të gjithëve që të pengojnë votimin.


10 nga 13 kandidatët presidencialë kanë kërkuar që gjykata e lartë e vendit dhe komisioni zgjedhor të bëjnë një rishikim përpara se të mbahen zgjedhjet, duke argumentuar se presidenti aktual Endrju (Andry) Rajoelina në fakt ka marrë nënshtetësinë franceze në vitin 2014, dhe për rrjedhojë humbi atë madakaskiane.


Z. Rajoelina, megjithatë, e mohon akuzën. Edhe kreu i dhomës së ulët të Parlamentit, deputet i partisë së presidentit, kërkoi pezullimin e votimit, pasi nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme.


Në 6 javët e fundit, shumë mbështetës të opozitës kanë demonstruar në kryeqytetin Antananarivo.


Të gjitha demonstratat u shpërndanë me dhunë, gaz lotsjellës dhe arrestime nga policia.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page