NË ITALI PËRKUJTOHET MASAKRA E RRUGËS D’AMELIO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 19, 2023
- 1 min read

Romë, Itali | Sot në Itali përkujtohet Dita e Masakrës së Rrugës D’Amelio. Kryeministrja italiane vendosi një kurorë dafine për të vrarët në masakrat mafioze, duke u ndalur për një bisedë me familjarët. Më pas ajo u zhvendos në varrezat e Shën Marisë së Jezusit (Santa Maria di Gesù), për të bërë homazhe te varri i familjes Borsellino.
Kryeministrja vendosi një kurorë lulesh përpara gurit të varrit në kujtim të policëve të vrarë: Agostino Catalano, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli, Walter Eddie Cosina dhe Claudio Traina.
Më pas, kryeministrja do të vizitojë varret e Giovanni Falcone në kishën e Shën Domenikut (San Domenico).
Ka të ngjarë që në orën 12.30 kryeministrja të marrë pjesë edhe në meshën e drejtuar nga Kryepeshkopi Corrado Lorefice, në kishën e Shën Marias (Santa Maria), në Sheshin e Mëshirës (Piazza della Pieta). © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.

___.png)












Comments