NË GJYKATËN E POSAÇME U ZHVILLUA SEANCA GJYQËSORE PËR ISH-DEPUTETIN SOCIALIST ALQI BLLAKO | PROKURORIA E POSAÇME KËRKOI DËNIMIN E TIJ ME 5 VJET HEQJE LIRIE DHE 5 VJET MOSUSHTRIM FUNKSIONESH ZYRTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 8
- 1 min read

Tiranë, Ahqipëri | Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca gjyqësore për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi dënimin e tij me 5 vjet heqje lirie dhe 5 vite qëndrim jashtë të gjitha funksioneve publike.
Gjatë seancës gjyqësore z. Bllako u deklarua i pafajshëm.
“Kam respekt dhe vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm. Unë si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit s’kam patur asnjë rol për dhënien e koncesionit”, tha z. Bllako.
Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtor të z. Bllako dhe kërkoi që ai të dënohet për shkelje penale të parashikuar si korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.
Z. Bllako ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.
Në aplikim të gjykimit penal të shkurtuar, nëse z. Bllako do shpallet fajtor, atij do t’i ulet 1/3 e dënimit, duke zbritur në 3 vite e 4 muaj heqje lirie.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments