top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË FINLANDË MBAHET KAMPIONATI BOTËROR I HEDHJES SË CELULARËVE | HIDHE EDHE TI CELULARIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 20, 2023
  • 1 min read

Helsinki, Finlandë | Në Finlandë ekziston një disiplinë e ngjashme me hedhjen e shtizës dhe të diskut: është hedhja e celularit që duhet hedhur dhjetëra metra larg. Në qytetin e vogël Savonlinna, 300 kilometra në veri të Helsinkit, mbahet kampionati botëror i hedhjes së telefonave celularë. Rregullat që e dallojnë janë të thjeshta. 1- Ju merrni një telefon të vjetër dhe jofunksional të ofruar nga organizata dhe përpiqeni ta hidhni sa më larg duke përdorur teknikat më të ndryshme. 2- Kategoritë e ofruara janë: “individuale”, “në ekip”, dhe “me stil të lirë”, ku, përveç distancës, analizohet edhe origjinaliteti i mënyrës së hedhjes së celularit. Kur lindi kjo garë? Gara e parë e hedhjes së celularëve daton në vitin 2000. Në atë vit, kompania e interpretimit Fennolingua u propozoi punonjësve të saj të hidhnin celularët e vjetër për të “ulur stresin e shkaktuar nga puna dhe përdorimi i tepërt i telefonave”. Kushdo që ishte në gjendje të gjuante pajisjen më larg do të merrte një çmim. Kjo ide rezultoi e suksesshme dhe që nga viti në vazhdim u hap për publikun. Që nga viti 2005, vende të tjera të Evropës, përfshirë Italinë, e kanë organizuar këtë garë në nivel kombëtar për t'u kualifikuar në finalet botërore në Savonlinna. Rekordin botëror e mban gjermani Tom Philipp Reinhardt, i cili arriti të hedhë një Nokia të vjetër mbi 136.75 metra. Popullariteti i ngjarjes ka bërë që vetë prodhuesit e telefonave celularë të kërkojnë të marrin pjesë si sponsorë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page