top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË EUROPË PRODHIMI I MOLLËS RA ME 3%.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 4, 2023
  • 2 min read

Trento, Itali | Vlerësimet e prodhimit për vitin 2023 parashikojnë një vjelje të mollëve në Evropë në sasinë e 11411 tonëve, 3% më pak se vitin e kaluar, dhe saktësisht në përputhje me prodhimin mesatar të tre viteve të fundit.


Të dhënat, dolën nga konferenca Prognosfruit, e organizuar në Trentino të Italisë, nga shoqata e prodhuesve të frutave dhe perimeve Trentino (Apot), së bashku me shoqatën Botërore të Mollëve dhe Dardhave (Wapa), dhe Shoqatën e Prodhuesve dhe Kooperativave Bujqësore Evropiane (Copa- Cogeca), me mbështetjen e Assomela.


Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së vazhdueshme të ujit, pritet një rënie e prodhimit prej 11% në Poloni.


Gjithashtu për vendet e tjera prodhuese të vjelat do të ulen në krahasim me vitin e kaluar: Austria (-26%), Belgjika (-15%), Gjermania (-11%), Holanda (-12%) dhe Greqia (-34%).


Një shenjë negative pritet edhe në vendet skandinave, dhe në Evropën Veriore; ndërsa Franca vlerëson një kulture të rikuperuar prej 8%, Spanja me 30%, dhe Portugalia me 7%.


Për Italinë, vlerësohet një prodhim total prej 2104 tonësh, në përputhje me prodhimin e vitit të kaluar.


Sa i përket rajoneve individuale, prodhimi në Alto Adixhe (Alto Adige) (+7%), dhe Trentino (+4%) është në rritje, ndërsa prodhimi i të gjitha rajoneve të tjera pritet të ulet, veçanërisht ai i Venetos (- 25%), për shkak të disa ngricave pranverore.


Prodhimi organik italian zvogëlohet pak në krahasim me prodhimin rekord të vitit të kaluar (-7%), duke u bërë me 180 ton rreth 9% e furnizimit total.


Një sasi mollësh e destinuar për tregun e freskët pritet të jetë 1781841 ton, pak më e ulët se vitin e kaluar (-1%), që përbën sasinë më të ulët të produktit të freskët në 4 vitet e fundit.


Për sezonin e ardhshëm pritet një prodhim europian më i ulët se viti i kaluar dhe një prodhim mesatar italian.


© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page