top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË DUBAI U GJEND TRUPI I PAJETË I RABINIT ZVI KOGAN | KRYEMINISTRI NETANJAHU E CILËSOI VRASJEN NJË SULM TË NEVERITSHËM TERRORIST ANTISEMITIK: 3 UZBEKË TË LIDHUR ME IRANIN U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR.

  • Nov 24, 2024
  • 3 min read

Jeruzalem, Izrael | Gjatë mbledhjes javore të qeverisë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, shprehu indinjatën e thellë (në emin e tij, të gjithë anëtarëve të qeverisë, të të gjithë qytetarëve të Izraelit dhe të gjithë popullit hebre) për rrëmbimin dhe vrasjen e z. Zvi Kogan, që ndodhi në Dubai.

 

Kjo vrasje është kryer në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vrasja e një qytetari izraelit dhe një përfaqësuesi i Chabad është një sulm i neveritshëm terrorist antisemitik”, tha kryeministri Netanjahu.

 

Kryeministri siguroi se përgjegjësit do të ndëshkohen.

 

Shteti i Izraelit do të përdorë të gjitha mjetet dhe do të përballet me këta vrasës dhe ata që i kanë dërguar. Asnjëri prej tyre nuk do t'i ikë”, tha ai.

 

Në fund, kryeministri vlerësoi lart bashkëpunimin e Emirateve të Bashkuara Arabe në hetimin penal të vrasjes.

 

Ne do të forcojmë lidhjet mes nesh përballë përpjekjeve të boshtit të së keqes për të dëmtuar marrëdhënien paqësore mes nesh. Ne do t'i forcojmë ato dhe do të punojmë për të zgjeruar stabilitetin rajonal”, tha ai.

 

Vrasja brutale e rabinit Zvi Kogan, përfaqësues i lëvizjes Chabad, në Emiratet e Bashkuara Arabe është një episod i rëndë terrorist.


Antisemitizmi nuk është thjesht një gjë e së kaluarës. Urrejtja ndaj Izraelit është një epidemi që shpërthen në të gjithë botën sot”, tha në rrjetin social virtual Iks (X) Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar.

 

Izraeli do të veprojë në mënyrë që vrasësit dhe nxitësit e tyre të ndëshkohen për vrasjen mizore”, shtoi kreu i diplomacisë izraelite.

 

Rabini i rrymës ultra-ortodokse Chabad, Zvi Kogan, dyshohet se u rrëmbye dhe u vra nga një celulë terroriste uzbeke që vepronte me urdhër nga Irani.

 

Mediat izraelite e raportuan këtë pas njoftimit për zbulimin e trupit të burrit, nga i cili nuk kishte asnjë gjurmë që nga e enjtja e 21 nëntorit.

 

Rabini Kogan drejtonte një supermarket kosher në Dubai dhe të enjten ai shkoi në Al Ain, një qytet oaz në brendësi në kufirin lindor me Omanin, rreth një orë e gjysmë nga Dubai, ku makina e tij u gjet e braktisur me shenja përleshjeje brenda dhe me telefonin e tij të fikur.

 

Një hetim penal fillestar, raporton portali “Ynet”, ka zbuluar se tre shtetas uzbekë e kanë ndjekur pasi ka dalë nga dyqani.

 

Autoritetet izraelite janë të vetëdijshme se të dyshuarit fluturuan për në Turqi dhe shërbimet izraelite të sigurisë do të punojnë me autoritetet turke për të ndjekur këtë drejtim.

 

Një delegacion izraelit u dërgua në Emiratet e Bashkuara Arabe për të trajtuar hetimin.

 

Rabini Kogan kishte shërbyer si ushtar në Brigadën Givati ​​të Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe ishte bashkëpunëtor i rabinit Levi Duchman, kryerabinit të komunitetit hebre të Izraelit.

 

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare izraelite ka lëshuar një paralajmërim për bashkatdhetarët që janë ose po udhëtojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe që të kenë kujdes pas vrasjes.

 

Familja e tij e kishte dëgjuar për herë të fundit të mërkurën dhe, sipas Mossad-it, ai u pa për herë të fundit në Dubai të enjten pasdite.

 

Pasi humbi takimet e planifikuara dhe nuk ishte në gjendje të merrte kontakt, gruaja e tij njoftoi oficerin e sigurisë në Shtëpinë e Chabad-it, i cili, më pas njoftoi autoritetet dhe Izraeli u informua për situatën.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page