NAPOLI: U ARRESTUA ALESIO TUÇI (ALESSIO TUCCI) | AKUZOHET SE VRAU DHE ZHDUKU KUFOMËN E MARTINA KARBONAROS (CARBONARO) PËR ÇËSHTJE SENTIMETALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 28
- 3 min read

Napoli, Itali | “E vrava sepse më la”, sipas thashethemeve, kjo është ajo që thuhet se u ka thënë hetuesve Alesio Tuçi (Alessio Tucci), gati nëntëmbëdhjetë vjeç (ai ka lindur në korrik 2006).
Martina Karbonaro (Carbonaro), 14 vjeçe, absolutisht nuk donte ta ringjallte marrëdhënien e prishur, por kishte pranuar të takonte ish-in e saj në të njëjtin vend ku takoheshin zakonisht kur ishin bashkë.
Këtu, në kulmin e një debati, ai dyshohet se e goditi vajzën me një gur dhe e vrau.
Ai është nga Afragola dhe punon si murator. Ai u arrestua nga Karabinierët dhe Prokuroria e Napolit të Veriut, për vrasje të rëndë dhe fshehje të një kufome.
Mënyrat se si i riu e vrau vajzën ishin qenë të përgjakshme. Sipas asaj që është mësuar, duke hedhur gurë.
Më pas dyshohet se e fshehu trupin në një dollap të vjetër në ndërtesën ku u gjet. I riu thuhet se ka rrëfyer krimin dhe ka zbuluar detajet e tij.
Znjsh. Martina Karbonaro (Carbonaro) ishte zhdukur mbrëmjen e 26 majit dhe zhdukja e saj ishte raportuar nga nëna e saj.
Karabinierët e Kompanisë Casoria dhe njësia hetimore e Kastelo di Çisterna (Castello di Cisterna) zbuluan trupin e të miturës së fshehur në një ndërtesë të rrënuar ngjitur me ish-stadiumin “Moccia” në Afragola.
Prindërit e vajzës, pasi kishin raportuar zhdukjen e saj në polici, kishin nisur gjithashtu një apel në mediat sociale virtuale duke i kërkuar kujtdo që kishte lajme për Martinën të kontaktonte policinë.
Ajo kishte veshur xhinse dhe një bluzë të zezë kur doli nga shtëpia për të shkuar të merrte akullore me një shoqe.
Nëna më vonë raportoi se ishte takuar me ish-të dashurin e saj.
Sipas prindërve të saj, adoleshentja nuk kishte dalë kurrë nga shtëpia pa dhënë asnjë lajm për veten.
Kontakti i fundit telefonik ishte rreth orës 8:30 të mbrëmjes atë ditë: ajo i tha nënës së saj se do të kthehej së shpejti. Pastaj, megjithatë, vajza nuk u përgjigj më.
Prokurorja në detyrë Anna Maria Luketa (Lucchetta), në një shënim, nënvizon se gjatë natës, pas një aktiviteti hetimor të pandërprerë, me kërkime dhe patrullime, Karabinierët e Njësisë Hetuese të Kastelo di Çisternës (Castello di Cisterna), të Seksionit Operacional të Kompanisë Kasoria (Casoria) dhe të Stacioneve Afragola dhe Kasoria (Casoria), me drejtimin dhe koordinimin e Prokurorisë së Napolit Verior, kanë gjetur trupin e pajetë të të miturës Martina Karbonaro (Carbonaro), e cila, u zhduk në mbrëmjen e 26 majit 2025.
Nëna e Martinës, kushdo që të lëndoi do të paguajë, dua burgim të përjetshëm.
“Bija ime, kushdo që të lëndon do të paguajë, fluturo lart”; znj. Fiorenca (Fiorenza), nëna e znjsh. Martina Karbonaro (Carbonaro) vajzës 14-vjeçare të vrarë në Afragola, e shkroi këtë në Facebook.
“Dua vetëm drejtësi. Dua burgim të përjetshëm për këtë djalë. Çfarë mëkati ka bërë vajza ime? Ajo ishte e bukur si dielli. Tani do të kthehem në shtëpi dhe do ta gjej dhomën e saj të vogël bosh”, tha ajo.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments