top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË TJETËR VRASJE POLITIKE TRONDIT EKUADORIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 15, 2023
  • 1 min read

Kuito, Ekuador | Ishte Pedro Briones, eksponent i subjektit politik “Revolucion Ciudadana”, partia e krahut të majtë të ish-presidentit Correa, ai që ra viktimë e një sulmi me armë të ftohtë.


Dhuna politike tani ka arritur një pikë kthese në Ekuador. Pas eleminimit fizik të Fernando Villaviçensios (Fernando Villavicencio), kandidat i qëndrës në zgjedhjet presidenciale, të planifikuara për më 20 gusht 2023, gjaku ende rrjedh në qendrat e votimit: dy vrasës me motoçikleta vranë gjithashtu z. Pedro Briones, një anëtar i subjektit politik “Revolucion Ciudadana”, krahu i majtë i ish-presidentit Correa.


Prita u ngrit në qytetin Esmeraldas, përballë famullisë së Shën Mateut (San Mateo), me një armë prerëse që shkaktoi dy plagë vdekjeprurëse.


Zemërimi dhe shqetësimi në komentet e shokëve të partisë së z. Briones, duke filluar nga kandidatja presidenciale Luisa Gonzalez e cila e dënoi ashpërsisht vrasjen: “Ekuadori po përjeton epokën e tij më të përgjakshme – shkruan ajo. Shteti kontrollohet nga mafiozët”.


Ditët e fundit viktimë e një prite kishte rënë edhe kandidatja në zgjedhjet e radhës për Asamblenë Kombëtare, znj. Estefani Puente (Estephany Puente), por ajo mbeti e padëmtuar.


Në vitin 2022, në Ekuador u regjistruan 25.32 vdekje të dhunshme për 100000 banorë: është shifra më e lartë në historinë e vendit, të mbytur nga plagët e krimit të organizuar, dhe trafikut të drogës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page