top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË TERAPI E RE PËR USHTARËT E PLAGOSUR TË UKRAINËS: KETAMINA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19, 2024
  • 3 min read

Nga gazeta Ekonomisti (The Economist).

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Z. Ihor Kholodilo ndoshta nuk duhet të kishte mbijetuar.

Psikologu ushtarak dhe mjeku po evakuonin shokët në fillim të vitit 2023 kur xhipi i tij u godit nga një predhë tanku rus.

Ai mezi mbeti në gjendje të komunikonte. Operacionet i shpëtuan zemrën dhe shikimin. Por mjekët nuk ishin në gjendje të korrigjonin belbëzimin e tij.

Ai provoi të gjitha llojet e terapive radikale, por asgjë nuk ndihmoi. Më pas ai u takua me z. Vladislav Matrenitsky, një pionier i psikoterapisë me asistencë psikodelike, i cili, shtroi një pyetje të papritur. A do të provonte ketaminë?

Z. Kholodilo nuk priste shumë, por rezultatet ishin mahnitëse.

Pas një seance, belbëzimi i tij u zhduk plotësisht. Pesë të tjera dhe ai pothuajse ishte kthyer në normalitet. Ikën makthet dhe frika për jetën e përditshme.

Terapia me ketamine nuk ishte e lehtë, thotë ai, por e lejoi të zgjidhte traumën që i shkaktoi simptomat e tij: “U ktheva në atë që mund ta quani jetë... u ndjeva i lehtë, thjesht i bekuar.

Ketamina ka qenë e ligjshme në Ukrainë për të trajtuar sëmundjet mendore, që nga viti 2017.

Përdorimi terapeutik i psikedelikëve ka një histori të gjatë, dhe është eksploruar në Amerikë, në vitet 1950-60.

Pas lëvizjes hipi, për një kohë psikedelikët u barazuan me narkotikët si heroina. Por në dekadën e fundit ata kanë përjetuar një rilindje.

Tani lufta po e vendos Ukrainën në ballë të trajtimit. Dr Matrenitsky, i cili, drejton klinikën e vetme në vend që ofron terapi me ketaminë, thotë se ka trajtuar rreth 300 pacientë që vuajnë nga depresioni, çrregullimi i stresit post-traumatik (ptsd) ose ankthi. Një pjesë në rritje janë ushtarët.

Një seancë 40-minutëshe në klinikën e doktorit ku një kurs tipik zgjat nga dy deri në gjashtë seanca.

Doza e ketaminës - 0.5 mg për kilogram peshë trupore - administrohet me pika. Një psikoterapist udhëheq pacientin.

Qëllimi, thotë Dr Matrenitsky, është të prekim traumat e nënndërgjegjes: “Ajo që po bëjmë është t'i kthejmë kujtimet në një udhëtim metaforik.

Ai thotë se rreth një e treta e pacientëve të tij që marrin ketaminë gëzojnë rezultate “jashtëzakonisht të mira”, dhe një e treta tjetër “arsyeshëm të mira”.

Reagimet e këqija, zakonisht sulmet e panikut, janë të rralla. Ky është sinjali për të ndaluar pikimin.

Mjeku thotë se shumica e ushtarëve në vijën e frontit do të përfitonin nga trajtimi i tij.

Ai fajëson stigmën dhe një qasje sovjetike ndaj mjekësisë ushtarake për ngadalësimin e aksesit, dhe po lobon për ta bërë atë më të zakonshme.

Një qëllim tjetër është zgjerimi i trajtimit për të përfshirë substanca të ndaluara si mdma dhe psilocybin (molekula aktive në kërpudhat magjike).

Deputetët dhe zyrtarët në ministrinë e shëndetësisë janë kryesisht dashamirës.

Znj Ksenia Vozsnitina (Kseniya Vozsnityna), drejtoreshë e Forest Glade, një qendër qeveritare për rehabilitimin ushtarak, mendon se një projekt pilot duke përdorur mdma dhe psilocybin mund të marrë dritën e gjelbër brenda gjashtë muajve.

Në maj, qendra e saj sponsorizoi një konferencë mbi psikodelikat në psikoterapi.

Por znj. Voznitsina mendon se psikedelikët duhet të përdoren me masë, dhe asnjëherë për ushtarët aktivë.

Kjo është një terapi për situata të vështira, PTSD rezistente ndaj ilaçeve, kur metodat e zakonshme nuk funksionojnë.

Të tjerët nuk janë dakord. Z. Kholodilo thotë se Ukraina duhet të përdori psikedelikët për të përmirësuar performancën e betejës.

Ai sheh dy përdorime.

Të parën ai e quan dekompresim, për të parandaluar zhvillimin e depresionit tek luftëtarët e vijës së parë në radhë të parë.

E dyta do të ishte një ritual për të përgatitur ushtarët për mundësinë e vdekjes.

Kjo është më e rëndësishmja në mendjen e çdo ushtari që shkon në vijën e frontit. Kjo i paralizon disa prej tyre.” Një ushtar që pranon rrezikun e vdekjes është një luftëtar shumë më efektiv, thotë ai - dhe ka një shans më të madh për të mbijetuar.

Nocioni i përdorimit të drogave psikoaktive për të ndihmuar ushtarët të luftojnë ngre çështje shqetësuese morale.

Ushtria është ende larg nga përqafimi zyrtar i terapisë me ketaminë, e lëre më t'ua japë atë ushtarëve që shërbejnë.

Por forcat e armatosura të Ukrainës janë shumë të decentralizuara, dhe disa njësi me sa duket po eksperimentojnë.

Z. Kholodilo thotë se ai tashmë ka referuar një njësi elitare të forcave speciale për trajtim.

Ushtarët u befasuan që ishin në gjendje të ktheheshin në vijat e frontit kaq shpejt”, thotë ai. “Ata thjesht nuk menduan se ishte e mundur.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page