NJË RAFINERI RUSE U GODIT 1400 KM LARG NGA FRONTI UKRAINAS | NJË BURIM I THA ENTIT MEDIATIK “UKRINFORM” SE SULMI U VU NË ZBATIM NGA GRUPI I OPERACIONEVE TË POSAÇME TË SHËRBIMIT UKRAINAS TË SIGURISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 11
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Ukrainasit kanë goditur përsëri thellë në territorin rus, duke sulmuar dhe duke i vënë flakën një rafinerie nafte Bashneft-UNPZ në Ufa, kryeqytetin e Republikës së Bashkortostanit, në Kazakistanin verior, 1400 km nga fronti ukrainas”.
Kjo u raportua nga enti mediatik “Ukrinform”, duke cituar një burim të informuar nga grupi i operacioneve speciale të shërbimit të sigurisë SSU, i cili, dyshohet se kreu sulmin e synuar me një dron.
Ky është një operacion i ri në strategjinë e Ukrainës për të goditur prodhimin jetik të hidrokarbureve të Rusisë, të cilin, Kievi pretendon se është zvogëluar tashmë me afërsisht 20%.
“Ky është sulmi i tretë i thellë nga SSU-ja në Bashkiria muajin e kaluar, 1400 kilometra larg Ukrainës.
Sulmet e këtij lloji tregojnë se nuk ka strehë të sigurta në zonat e pasme të Federatës Ruse.
SSU-ja mund të arrijë çdo objektiv në territorin armik që vepron kundër Ukrainës”, theksoi burimi për entin mediatik “Ukrinform”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments