MINISTRI I JASHTËM UKRAINAS ANDRI SIBIGA (ANDRIY SYBIGA): ZAPORIZHZHIA VUAN NGA NDËRPRERJA KATËR-DITORE E ENERGJISË PËR SHKAK TË SULMEVE RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 27
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Si rezultat i veprimeve ruse, termocentrali bërthamor i Zaporizhzhisë ka qenë pa energji për ditën e katërt”, tha Ministri i Jashtëm ukrainas Andri Sibiga (Andriy Sybiga), në rrjetin social virtual Iks X), duke shtuar se kjo është ndërprerja e dhjetë e energjisë e shkaktuar nga rusët dhe se Rusia ka ndërtuar 200 kilometra linja energjie në përgatitje për një përpjekje për të vjedhur termocentralin, për ta lidhur atë me rrjetin rus dhe për ta rivënë atë në punë.
“Një procedurë që paraqet rreziqe të mëdha”, vuri në dukje ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments