NIKOLLA SANDULLOVIÇ ZOTOHET SE DO TË KËRKOJË DREJTËSI PËR TORTURAT E USHTRUARA NDAJ TIJ NGA BIA SERBE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 22, 2024
- 2 min read
Beograd, Serbi | Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviç dha një intervistë për RTK e Kosovës, ku mohoi se ka kryer vepra penale.
Z. Sandulloviç, u dhunua kriminalisht nga strukturat e shërbimit sekret të Republikës së Serbisë (BIA), në shenjë hakmarrjeje për faktin se kreu homazhe në varret e familjes Jashari në Prekaz.
Ai denoncoi aktet e dhunës kriminale ndaj tij, duke i konsideruar akte torture, dhe deklaroi se do të kërkojë përgjegjësi ligjore për to.
Autoritetet serbe të hetimit penal e akuzojnë z. Sandulloviç se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe jo-tolerancës kombëtare, racore dhe fetare.
E gjitha kjo sepse ai ka pasur kurajon qytetare të dënojë krimet e luftës të kryera nga makineria serbe e luftës ndaj shqiptarëve vendalinj ndër shekuj të Kosovës martire.
Duke folur për mediat e Republikës së Kosovës z. Sandulloviç tha se nuk ka asgjë të keqe ndër veprimet e tij, për të vendosur lule në varrin e vajzës 7 vjeçare të familjes Jashari, dhe shtoi se aktin e kishte kryer si individ që është për paqe dhe pajtim në rajon.
“Çfarë krimi është nëse i vendos lule mbi varrin një vajze të vrarë shtatëvjeçare, ku ka faj ajo, kushdo qoftë babai i saj, çfarë lidhje ka kjo me vajzën. E bëra si njeri, babai, bashkëshorti, si lider i një partie, politika e së cilës është paqja dhe pajtimi në rajon. E konsiderova si detyrim njerëzor dhe moral të shpreh respektin dhe keqardhjen për vrasjen e një vajze shqiptare në këtë rast, të gjithë fëmijët janë viktima të pafajshme”, tha z. Sandulloviç.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments