top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIGERI: 44 XHIHADISTË U DËNUAN DERI NË 30 VJET BURG ME PUNË TË DETYRUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 13
  • 2 min read
ree

Nigeri | Një gjykatë nigeriane dënoi të shtunën 44 xhihadistë të Boko Haram-it me burgim deri në 30 vjet për financim të aktiviteteve terroriste”, njoftoi dje një agjenci qeveritare.


Të dënuarit ishin midis 54 të dyshuarve që po gjykoheshin në gjykatat speciale civile në qytetin lindor të Kaiji, sipas Abu Majkllit (Michael), një zëdhënës i qendrës kundër terrorizmit të Nigerisë, e cila, lëshoi një deklaratë mbi rastin.


Vendimet e dhëna në gjyq çuan në dhënien e dënimeve me burgim nga 10 deri në 30 vjet, të gjitha të shoqëruara me punë të detyruar”, shpjegoi ai.


Gjykimet rifilluan në Nigeri këtë javë, të pezulluara për shtatë vjet, kundër 1000 personave që dyshohet se janë të lidhur me organizatën xhihadiste Boko Haram, e cila, është në zemër të një kryengritjeje që nga viti 2009 që synon të krijojë një kalifat.


Me këto dënime të fundit, Nigeria ka regjistruar gjithsej 785 raste që lidhen me financimin e terrorizmit dhe vepra të tjera penale që lidhen me terrorizmin”, thuhet në deklaratë.


Kryengritja xhihadiste dhe fushata e ushtrisë nigeriane për ta shtypur atë gjatë 16 viteve të fundit kanë vrarë të paktën 40000 njerëz dhe kanë zhvendosur më shumë se 2 milionë të tjerë”, sipas OKB-së.


Dhuna e kësaj natyre është përhapur në vendet fqinje, Kamerun, Çad dhe Niger.


Në tetor 2017, në Nigeri filluan gjyqe masive të xhihadistëve, më shumë se tetë vjet pas shpërthimit të kryengritjes.


Brenda pesë muajsh, 200 të dyshuar si xhihadistë u dënuan me dënime prej 20 deri në 70 vjet burg, burgim të përjetshëm dhe vdekje”, sipas z. Majkll (Michael).


Këto dënime u shqiptuan nga gjyqësori i vendit më të populluar afrikan, ndër të tjera, për sulme kundër grave dhe fëmijëve, shkatërrim të vendeve të kultit, vrasje të civilëve dhe rrëmbime të grave dhe fëmijëve.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page