top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NGA SOT HYN NË FUQI KONTROLLI I PËRBASHKËT KUFITAR MIDIS SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 31, 2023
  • 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, Përrenjas, Shqipëri | Duke filluar nga sot, mes Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët në Pikat Kufitare. Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski kontrolluan Pikën e Kalimit Kufitar të Qafës së Thanës ku u prezantua nisma “One stop shop”, mes dy shteteve përkatëse. Ky kontroll i përbashkuar do të jetë plotësisht funksional për të lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve”, tha kryeministri Rama në një postim në rrjetin e tij shoqëror virtual Facebook. Sipas tij, hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, me procedura shumë të thjeshtuara. Vendimi për vënien në zbatim të kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive mbajtur më 14 nëntor 2022. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page