NEPAL | MBI 100 PUNËTORË JANË BLLOKUAR NË TUNELIN E HIDROCENTRALIT; 350 TË TJERË U SHPËTUAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Katmandu, Nepal | Ushtria nepaleze ka shpëtuar 350 punëtorë dhe banorë të bllokuar në tunelin e Projektit Hidroenergjetik të Trishulit të Epërm në distriktin Rasua, i cili u godit nga përmbytjet shkatërruese të lumit Bhotekoshi.
Entet mediatike “Nepal News” dhe “Radio Nepal” raportuan se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë për të arritur në mbi 100 veta të bllokuar brenda tunelit.
350 veta mbetën të bllokuar në tunel pas përmbytjes të mërkurën në mëngjes.
Ushtria raportoi se shpëtoi gjithsej 883 punëtorë dhe banorë në zonat e prekura të Rasua-s vetëm të enjten.
Operacioni brenda tunelit është veçanërisht kompleks për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe rrjedhës së lartë të lumit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments