top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NEBRASKË: GUVERNATORI SPECIFIKON ME URDHËR EKZEKUTIV SE Ç’ËSHTË FEMËR E Ç’ËSHTË MASHKULL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 1, 2023
  • 2 min read

Nebraska, Amerikë | Guvernatori i Nebraskës Xhim Pillen (Jim Pillen) nënshkroi një urdhër ekzekutiv (të mërkurën), që përcakton fjalët mashkull dhe femër, duke rregulluar mënyrën se si agjencitë shtetërore zbatojnë rregullat në lidhje me seksin.


Ndërsa z. Pillen pohoi se urdhri do të mbronte sportin dhe sigurinë e grave, kundërshtarët e kanë kritikuar atë si një sulm ndaj të drejtave transgjinore.


I quajtur “Ligji i të Drejtave të Grave”, urdhri thotë se ka dallime biologjike midis meshkujve dhe femrave në aftësitë atletike, si dhe shqetësime për sigurinë që garantojnë ndarje të bazuara në gjini, për disa hapësira atletike, sociale dhe arsimore.


Konkretisht, urdhri ekzekutiv përcakton termat gjini, femër, mashkull, grua, vajzë, burrë, djalë, nënë dhe baba për përdorim nga agjencitë shtetërore.


Sipas porosisë:

a) Një “femër” është një individ, sistemi riprodhues biologjik i të cilit është zhvilluar për të prodhuar vezë;


b) Një “mashkull” është një individ sistemi riprodhues biologjik i të cilit është zhvilluar për të fekonduar vezët e një femre.


Për më tepër, termat grua, nënë dhe vajzë i referohen një femre njerëzore, ndërsa termat burrë, baba dhe djalë i referohen një mashkulli njerëzor.


Së fundi, seksi i referohet gjinisë së një personi të caktuar në lindje.


Z. Pillen tha në një deklaratë, se: “Si Guvernator, është detyra ime të mbroj fëmijët tanë dhe atletikën e grave, që do të thotë të siguroj hapësira për një seks të vetëm për sportet e grave, banjat dhe dhomat e zhveshjes.


Shumë avokatë thonë se ky urdhër ekzekutiv synon padrejtësisht personat transgjinorë, dhe dyfishon ndalimin që ndalon individët transgjinorë të luajnë në ekipe sportive që përputhen me identitetin e tyre gjinor.


Senatorja e shtetit të Nebraskës, Megan Hunt, iu përgjigj urdhrit në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), ish-Tuitër (Twitter). “E vërteta është se asnjë urdhër ekzekutiv nuk mund të fshijë trans-njerëzit. Ata kanë ekzistuar gjithmonë, dhe do të jenë gjithmonë”, tha ajo.


Urdhri i së mërkurës pasqyron përpjekjet e shteteve të ngjashme për të përcaktuar seksin dhe termat gjinorë.


Këtë vit, legjislatura e Alabamës avancoi një projekt-ligj, dhe guvernatoiri i Oklahomës nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke përdorur përkufizime identike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page