top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NDRYSHIMI I PAGAVE DO TË NDIKOJË NË RRITJEN E PENSIONEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 29, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Rritja e pagave do të shtojë të ardhurat ne skemën e pensioneve. Vendimi i qeverisë i cili nisi të zbatohej nga muaji maj i këtij viti, prek afërsisht 130 mijë punëmarrës të administratës publike, në nivel qëndror dhe vendor.


Numri i pensionistëve në Shqipëri ka ardhur duke u rritur, ashtu sikundër ka ardhur duke u rritur edhe financimi nga buxheti i shtetit, i cili për vitin 2023 llogaritet në vlerën e 54 miliardë lekëve, krahasuar me 47 miliardë që ishte dy vite më parë.


Numri i pensionistëve në vitin 2021 ishte 673813, në vitin 2022 ishte 686000, dhe në vitin 2023 është 695000.


Para muajit Prill, punëmarrësit i paguheshin rreth 41 mijë kontribute, ndërsa me rritjen e pagës maksimale kapën vlerën e mbi 49 mijë lekëve. Të moshuarit që do të duan të marrin pension të plotë, do të duhet të plotësojnë mbi 35 vite punë. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page