top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MËSIME DEMOKRACIE NGA AMERIKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 19
  • 3 min read
ree

Nga z. Nikos Konstandaras.

Athinë, Greqi | Konferenca e Sigurisë së Mynihut ishte skena për shprehjen më të qartë të armiqësisë së administratës Tramp (Trump) ndaj projektit të një Evrope të bashkuar, liberale, me nënpresidentin JD Vens (Vance) që sulmoi liderët e Bashkimit Europian, ndërsa shprehu mbështetjen për forcat politike të rreshtuara me Vladimir Putinin.

 

Është një taktikë e politikanëve ekstremistë që të shpronësojnë fjalë të tilla si liri, liri e shtypit dhe demokraci, për të akuzuar ata që mbështesin këto vlera për minimin e tyre.

 

Për shembull, kur Danlld Tramp (Donald Trump) dhe mbështetësit e tij flasin për nevojën për liri dhe siguri, ata shpesh kërkojnë të drejtën për t'i privuar të tjerëve të drejtat, lirinë dhe sigurinë.

 

Dhe kështu, duke iu drejtuar aleatëve evropianë të Shteteve të Bashkuara të premten, zv/presidenti Vens (Vance) i akuzoi ata se kishin braktisur rolin e mbrojtësve të demokracisë.

 

Kërcënimi për të cilin shqetësohem më shumë përballë Evropës nuk është Rusia, nuk është Kina, nuk është ndonjë aktor tjetër i jashtëm; ajo për të cilën shqetësohem është kërcënimi nga brenda, tërheqja e Evropës nga disa nga vlerat e saj më themelore, vlera të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi zv/presidenti Vens (Vance).

 

Ai akuzoi BE-në për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani (ku një mbështetës i panjohur më parë i Putinit mori drejtimin, gjoja pas ndërhyrjes ruse) dhe se kërcënoi të bënte të njëjtën gjë në Gjermani.

 

Disa ditë përpara zgjedhjeve gjermane të së dielës së ardhshme, zv/presidenti Vens (Vance) bëri thirrje për t'i dhënë fund mureve të zjarrit në politikë, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj izolimit që partitë e tjera gjermane kanë vendosur ndaj ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila, mbështetet fuqishëm nga z. Illn Mask (Elon Musk), dhe me udhëheqësen e së cilës zv/presidenti Vens (Vance) u takua të premten.

 

Një ditë pasi Trampi vendosi tarifa për importet nga Bashkimi Europian dhe filloi bisedimet me Putinin për të ardhmen e Ukrainës (pa u konsultuar me ukrainasit apo evropianët), zv/presidenti Vens (Vance) akuzoi evropianët për censurë dhe për të padrejtë ndaj ekstremistëve.

 

Zv/presidenti nuk kishte asgjë për të thënë për Rusinë, e cila, pushtoi Ukrainën, e cila, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Evropën dhe ndërhyn në politikën e saj të brendshme, e cila, eliminon çdo zë proteste.

 

Duke dëgjuar atë fjalim, (e ndjeva se ata po përpiqeshin) të bënin një grindje me ne dhe ne nuk duam të grindemi me miqtë tanë”, komentoi shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Kaja Kallas.

 

Në fjalimin e saj në Mynih, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vuri në dukje: “Një Ukrainë e dështuar do të dobësonte Evropën, por gjithashtu do të dobësonte Shtetet e Bashkuara.


Do të intensifikonte sfidat në Indo-Paqësorin dhe do të kërcënonte interesat tona të përbashkëta.


Sepse ajo që kemi parë është (që) autoritarët e kësaj bote po shikojnë me kujdes nëse ka ndonjë mosndëshkim nëse pushton fqinjin tënd dhe shkel kufijtë ndërkombëtarë. Ose nëse ka pengesa reale”.

 

Kjo është ajo që vendet evropiane (sidomos Greqia) duhet të dëgjojnë. Por Tramp ndoshta nuk është i interesuar, pasi admirimi i tij për udhëheqësit autokratë është i njohur.

 

Është historikisht domethënëse që, përmes zv/presidentit Vens (Vance), Trampi zgjodhi Konferencën e Sigurisë së Mynihut për të nënvizuar se si e sheh Bashkimin Europian.

 

Pas mbështetjes së tij entuziaste për Brexit, qeveria e tij mbështet AfD-në, e cila, dëshiron që Gjermania të largohet nga Bashkimi Europian.

 

Arsyet janë të dukshme: nëse AfD fiton në zgjedhje dhe Gjermania nuk ka një qeveri të fortë, kjo mund të dobësojë të gjithë Bashkimin Europian.

 

Atëherë BE-ja do të ketë një kohë më të vështirë duke u përpjekur të kundërshtojë politikat ultranacionaliste, ekspansioniste të Trampit.

 

Nuk do të jetë në gjendje të vendosë rregullore për kompanitë shumëkombëshe dhe as të mbështesë organizatat ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare (siç është ajo për klimën).

 

Më e rëndësishmja, një Bashkim i prishur nuk do të jetë në gjendje të mbajë gjallë flakën e demokracisë liberale, e cila, sot është nën kërcënim në Shtetet e Bashkuara dhe në pjesën tjetër të botës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page