top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“MË JEP BAGËTITË OSE TË VRAVA”: KËRCËNOI ME KALLASHNIKOV BARIUN | U ARRESTUA GËZIM BRAÇAJ NË MALËSI TË MADHE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 14, 2024
  • 2 min read

Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gëzim Braçaj, me moshë 27 vjeç, banues në fshatin Vukël, të Malësisë së Madhe.

 

Ai u arrestua pasi tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit bagëtitë e imta në kullotën e fshatit Nikç një bariu.

 

Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas  nën kërcënimin e armës po tentonte t’i vidhte një shtetasi  bagëtitë që i kishte për kullotë në mal në fshatin Nikç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin G. B., 27 vjeç, banues në fshatin Vukël.

 

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta.

 

Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Dosja i kaloi prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page