PANAMA | FITUESJA E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQEN DHE VEPRIMTARJA E OPOZITËS VENEZUELIANE MARIA KORINA MAKADO (CORINA MACHADO): REGJIMI PENGOI KTHIMIN NË ATDHE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Qyteti i Panamasë, Panama | Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen dhe veprimtarja e opozitës venezueliane, Maria Korina Makado (Corina Machado), tha se ndodhej në Panama dhe nuk mund të kthehej në Venezuelë sepse qeveria e përkohshme mbylli hapësirën ajrore tregtare të vendit për të parandaluar hyrjen e saj.
Ajo postoi një mesazh në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), ku tha se masa u anulua (revokua) më vonë, por se po ushtrohej presion ndaj atyre që kërkonin të lehtësonin kthimin e saj.
Ajo akuzoi qeverinë për pengimin e mbërritjes së vullnetarëve, ekipeve ndërkombëtare të shpëtimit dhe gazetarëve, duke argumentuar se bllokimi dhe manipulimi i informacionit gjatë emergjencës shkakton edhe më shumë viktima.
“Unë jam gati dhe afër Venezuelës dhe do të bëj gjithçka që është e nevojshme për t'u kthyer”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments