top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MODELET E REJA NISSAN TË LËSHUARA NË EUROPË DO TË JENË TËRËSISHT ELEKTRIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 29, 2023
  • 1 min read

ree

Tokio, Japoni | Nissan deklaroi se të gjitha modelet e reja, të lançuara në Evropë, do të jenë plotësisht elektrike, duke riafirmuar angazhimin e tij, për të arritur shitje ekskluzive të automjeteve elektrike në rajon, deri në vitin 2030. Ky njoftim vjen pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të shtyrë ndalimin e shitjeve të makinave të reja me benzinë dhe naftë nga viti 2030 në 2035. Nissan synon të reduktojë kostot e baterive EV me 65% deri në vitin 2028 përmes teknologjisë pa kobalt, dhe të prezantojë bateritë në gjendje të ngurtë deri në atë vit për të shkurtuar kohën e karikimit me dy të tretat. Në nivel global, Nissan planifikon të lançojë 27 automjete elektrike dhe hibride deri në vitin 2030. Nuk ka kthim prapa tani”, tha në një deklaratë Makoto Uchida, president dhe CEO i Nissan. Ne besojmë se është gjëja e duhur për të bërë për biznesin tonë, klientët tanë dhe për planetin. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page