top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRJA E QEVERISË BRAZILIANE ANIELLE FRANKO (FRANCO) POHOI NGACMIMIN SEKSUAL NGA MINISTRI SILVIO ALMEIDA | AJO ËSHTË MOTRA E AKTIVISTES SË VRARË NË RIO DE ZHANEIRO MARIELLE FRANCO (FRANKO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 7, 2024
  • 1 min read

Brasilia, Brazil | Ministrja e Barazisë Racore, Anielle Franko (Franco), pohoi se kishte pësuar ngacmime seksuale nga homologu i saj në Departamentin e të Drejtave të Njeriut, Silvio Almeida.

 

Sipas faqes së internetit të entit mediatik Metrópoles, ministrja Franko e pranoi këtë sot në një takim me ministra të tjerë.

 

Motra e aktivistes dhe këshilltares së qytetit Marielle Franko (Franco), e vrarë në Rio de Zhaneiro në vitin 2018, znj. Anielle Franko i shtohet listës së 14 grave që denoncuan ministrin Silvio Almeida në lëvizjen #Me_Too_Brazil.

 

Mes tyre edhe një mësuese.

 

Sipas Metrópoles, ngacmimi ndaj ministrit përfshinte puthje të papërshtatshme, futje duarsh mes shalëve dhe shprehje verbale me përmbajtje seksuale.

 

Të gjitha episodet kishin ndodhur vitin e kaluar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page