top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRJA E BRENDSHME KËRKOI DËBIMIN E MBËSHTETËSVE TË HAMASIT NGA GJERMANIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 20, 2023
  • 1 min read

Berlin, Gjermani | Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka thënë të premten, se mbështetësit e Hamasit duhet të dëbohen nga shteti, në rastet kur është e mundshme.


Ajo ka thënë se autoritetet duhet ta mbajnë një sy hapur për kërcënimet e mundshme, që i kanosen Gjermanisë, pas sulmeve të grupit militant palestinez, në Izrael.


Nëse mund t’i dëbojmë mbështetësit e Hamasit, duhet të veprojmë”, ka thënë ministrja Faeser, pas diskutimeve që ka pasur me Zyrën Federale të Policisë gjermane.


Autoritetet tona të sigurisë e kanë rritur fokusin në skenën islamiste”, ka thënë ajo, duke e përmendur një sulm që ka ndodhur së fundi në Bruksel, si sinjal për kërcënimet.


Shqetësimet për antisemitizmin sa shkojnë e rriten në Gjermani, sidomos pas tentimeve për të kryer një sulm në një singogë të Berlinit, dhe pas përleshjeve mes protestuesve pro-palestinezë dhe policisë, në Berlin dhe qytete tjera gjermane.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page