top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRJA E BRENDSHME E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ALBANA KOÇIU DEKLAROI NË RRJETIN SOCIAL VIRTUAL FACEBOOK SE SHKARKOI NGA DETYRA ZËVENDËSIN E SAJ | U DENONCUA SE PINTE CIGARE NË NJË KLUB NË AMERIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 22
  • 1 min read
Ministrja e Brendshme, e Republikës së Shqipërisë, Albana Koçiu.
Ministrja e Brendshme, e Republikës së Shqipërisë, Albana Koçiu.

Tiranë, Shqipëri | Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendës ministrit.


Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i brendshëm tymoste cigare në restorant.


Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.


Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit.


Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si ministria e punëve të brendshme.


Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.


I siguroj të gjithë qytetarët që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt.


Jo vetëm me fjalë po me qëndrimet parimore që ata me plot të drejtë presin prej nesh, thuhet në njoftimin e Ministres së Brendshme, të Republikës së Shqipërisë, Albana Koçiu, të botuar në rrjetin social virtual Facebook.



Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page