top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR “PORT-SARANDË” | U ARRESTUA ERMAL KOSTARE (I NJOHUR EDHE SI DENIS RAMA) REZIDENT NË MBRETËRINË E BASHKUAR; I DËNUAR NË ITALI ME 18 VJET BURG PËR ORGANIZATË KRIMINALE (DROGË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 11
  • 2 min read
ree

Pika e Kalimit Kufitar “Port-Sarandë”, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ermal Kostare (i njohur edhe si Denis Rama), me moshë 50 vjeç, banues në Tiranë por edhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar.


Njoftim | Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 18 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.


Ky shtetas tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me gjeneralitete të tjera, por u identifikua nga gjurmët e gishtave, pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.


Nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:


-E. K., alias D., R., 50 vjeç, banues në Tiranë, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.


Ky shtetas është paraqitur në sportelin e daljes nga Republika e Shqipërisë dhe gjatë verifikimit të pasaportës që ka paraqitur, punonjësit e Policisë Kufitare kanë krijuar dyshime mbi identitetin e tij dhe e kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë.


Pas verifikimeve të imtësishme, përmes pajisjes biometrike të gjurmëve të gishtave dhe krahasimit me të dhënat e dërguara nga Interpol Tirana, u konfirmua se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe përdorte dokument identifikimi (pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar) me gjeneralitete të tjera, për t’iu shmangur identifikimit.


50-vjeçari shtë dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 18 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page