MINISTRI ITALIAN I MBROJTJES GUIDO KROSTEO (CROSETTO): 93% E SULMEVE RUSE SYNOJNË CIVILËT UKRAINAS; EVROPA QËNDRON ME UKRAINËN KUNDËR AMBICIEVE EKSPANSIONISTE TË PUTINIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 14
- 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Komisionerja Evropiane Kallas na dha një të dhënë të rëndësishme; 93% e sulmeve ruse synojnë objektiva civile. Nuk ka asgjë ushtarake në lidhje me to”, tha Ministri italian i Mbrojtjes Guido Krosteo (Crosetto) në një konferencë për shtyp në Berlin, në fund të samitit të mbrojtjes “E5”, ku morën pjesë Gjermania, Franca, Italia, Polonia dhe Britania e Madhe.
“Kjo është lufta e Rusisë kundër qytetarëve ukrainas. Dhe Evropa e kuptoi këtë që nga fillimi.
Kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë me Ukrainën - tha ai - duke theksuar se lufta po zhvillohet vetëm për shkak të dëshirës së Putinit për zgjerim dhe duke shtuar se ne duhet të bashkojmë forcat për një Evropë mbrojtëse”.
“Investimi i shtuar i Gjermanisë në mbrojtje është një garanci për qytetarët evropianë; përpjekjet e secilit vend evropian në këtë sektor vlejnë edhe për të tjerët.
Me luftën hibride, kemi të bëjmë me një fushëbetejë të re, e cila, po sfidon të gjithë vendin.
Imagjinoni ndikimin e një sulmi kibernetik që godet një grup bankar ose zyrën postare ditën kur duhet të paguhen pensionet.
Është një çështje që nuk e kuptojmë plotësisht sepse ende nuk ka ndikuar në jetën tonë të përditshme, falë aftësisë sonë për të reaguar dhe për të ndaluar këto sulme”, tha Ministri Krosteo (Crosetto).
Duke kujtuar se në luftën hibride, ka aktorë të ndryshëm armiqësorë, Ministri Krosteo (Crosetto) theksoi gjithashtu incidentet me dronë, por mbi të gjitha fushatën e dezinformimit, veçanërisht në Afrikë, ku po ndërtohet një rrëfimtari (narrativë) anti-perëndimore, për të cilën, rrezikohet që të paguajmë nëse nuk ndërhyet.
“Po flasim për një kontinent ku deri në vitin 2100 do të ketë 3.7 miliardë banorë, me një moshë mesatare shtatëmbëdhjetë vjeç e gjysmë.
Ndoshta ata do të jenë të fortë, të zemëruar dhe të uritur; do të ishte e përshtatshme të mos ndërtohej një narrativë ku ne jemi armiku”, tha Ministri Krosteo (Crosetto).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments