MINISTRI ITALIAN I MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO): CHATGPT ËSHTË BËRË NJË MËNYRË PËR TË LUFTUAR NDIKIMIN KINEZ DHE LAJMET E RREME PËR TË CILAT KINEZËT JANË MJESHTËRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 19, 2024
- 1 min read
Updated: Jun 20, 2025

Bergamo, Itali | Mjetet e inteligjencës artificiale (AI) si ChatGpt janë bërë një mënyrë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luftuar ndikimin dhe lajmet e rreme që kinezët janë mjeshtër.
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Kroseto (Crosetto), e tha këtë në konferencën “Lidershipi dhe strategjia në kohë krize: si të përgatitemi dhe të kuptojmë sfidat me të cilat do të përballemi” në Akademinë Guardia di Finanza, në Bergamo.
“Aftësia manipuluese e kinezëve është më e lartë se çdo vend tjetër. Kinezëve u mungojnë rregulla demokratike dhe privatësi dhe për këtë arsye mund të përdorin të dhëna që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa nuk mund t'i përdorin”, tha ministri Kroseto (Crosetto).
“ChatGpt është në thelb amerikan dhe po depërton në tregje si India”, shtoi ai.
Megjithatë, ministri kujtoi se inteligjenca artificiale (AI) ka kosto.
“Përmirësimi i inteligjencës artificiale (AI) ka konsum të frikshëm të energjisë. AI dhe qendrat e të dhënave kërkojnë një sasi të frikshme energjie dhe uji për procesin e ftohjes. Microsoft ka rritur konsumin e tij të energjisë, i cili, është dyfishuar në tre vjet. Dhe ai sapo ka filluar të studiojë AI”, nënvizoi ministri Kroseto (Crosetto).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments