MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI) U LIDH NË TELEFON ME PËRFAQËSUESIN E LARTË PËR POLITIKË TË JASHTME TË BASHKIMIT EVROPIAN JOSEP BORRELL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 23, 2024
- 1 min read
Updated: Aug 10

Bruksel, Belgjikë | “Republika Islamike e Iranit mirëpret zhvillimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian në një atmosferë të bazuar në respektin reciprok dhe bën thirrje për dialog për zgjidhjen e problemeve mes tyre dhe korrigjimin e politikave të gabuara të vendeve evropiane”, deklaroi ministri i ri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), gjatë një bisede telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në të cilën, u trajtuan edhe zhvillimet e fundit në situatën në Gaza.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Mehr, z. Borrell nga ana e tij shprehu shpresën se politikat e dialogut dhe konsultimeve midis Iranit dhe BE-së mund të vazhdojnë edhe gjatë presidencës së presidentit Masud (Massoud) Pezeshkian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments