MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): DO TË REFUZOJMË MARRËVESHJET BËRTHAMORE QË JANË KUNDËR TË DREJTAVE TONA; ISHIM TË GATSHËM TË PARAQISNIM NJË PLAN QË MUND TË ÇONTE NË MARRËVESHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 15
- 1 min read
Updated: Aug 10

Teheran, Iran | “Jemi të bindur se aktivitetet tona bërthamore janë paqësore dhe nëse ka një marrëveshje që do ta privojë Iranin nga e drejta e tij për aktivitete bërthamore, sigurisht që ne nuk do të jemi të gatshëm ta pranojmë atë”, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Aragçi (Araghchi).
“Irani duhej të mbante një raund të ri bisedimesh bërthamore me Shtetet e Bashkuara në Muskat, në Sulltanatin e Omanit, sot, dhe ne ishim të gatshëm të paraqisnim një plan që mund të çonte në një marrëveshje”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments