top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): DO TA RIPAROJMË SHPEJT DËMIN NË CENTRALET BËRTHAMORE; PROGRAMI BËRTHAMOR PAQËSOR ËSHTË NJË BURIM KRENARIE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 1
  • 1 min read

Updated: Aug 10

ree

Teheran, Iran | Nuk mund ta fshish teknologjinë dhe shkencën për t'u pasuruar përmes bombardimeve.


Nëse ekziston ky vullnet nga ana jonë dhe vullneti për të bërë përparim të mëtejshëm në këtë fushë, ne do të jemi në gjendje ta riparojmë shpejt dëmin dhe të kompensojmë kohën e humbur”.


Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), tha për entin mediatik “CBS” në një intervistë.


I pyetur nëse Irani planifikon të vazhdojë pasurimin e uraniumit, ai tha se programi bërthamor paqësor është bërë çështje krenarie kombëtare.


Ne gjithashtu kemi mbijetuar 12 ditë lufte të imponuar, kështu që njerëzit nuk do të tërhiqen lehtë nga pasurimi.


Fundi i kërcënimeve ushtarake amerikane është një parakusht për rifillimin e bisedimeve bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit”, tha ai.


Duke iu referuar komenteve të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) se bisedimet bërthamore me Iranin mund të rifillojnë që këtë javë, ai tha:

1- Nuk mendoj se bisedimet do të rifillojnë kaq shpejt. Për të vendosur nëse do t'i rifillojmë ato, së pari duhet të sigurohemi që Uashingtoni nuk do t'i përdorë ato përsëri për agresion ushtarak dhe se dyert e diplomacisë nuk do të mbyllen kurrë”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page