top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGCHI) U PRIT NË KREMLIN NGA PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN | DETAJE NGA DEKLARATAT E PALËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 23
  • 2 min read

Updated: Aug 10

ree

Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus, Vladimir Putin, u takua në Moskë me ministrin e jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Aragchi).

 

Gjatë takimit u diskutua për krizat rajonale dhe veçanërisht zhvillimet në Lindjen e Mesme.


Duke i uruar mirëseardhjen delegacionit iranian në Kremlin, Putin tha:

1- Jam shumë i kënaqur që jeni sot në Moskë. Kjo do të na japë mundësinë të diskutojmë këto çështje urgjente dhe të mendojmë së bashku se si mund të dalim nga situata aktuale”.


Presidenti Putin theksoi gjatë takimit se:

1- Nuk ka asnjë justifikim për agresionin kundër Iranit. Udhëheqësi rus tha se agresioni i paprovokuar kundër Iranit nuk ka bazë apo justifikim dhe se ai mbështet Teheranin”.


Sipas burimeve të Kremlinit, presidenti Putin tha gjithashtu se:

1- Rusia po bën përpjekje për të ndihmuar popullin iranian”.


Ministri i Jashtëm iranian Aragçi (Aragchi), në takimin e tij me Presidentin Putin, reagoi ndaj veprimeve të ShBA-ës dhe Izraelit, duke thënë se:

1- Këto aktivitete ishin të paligjshme dhe se veprime të tilla shkelin normat ndërkombëtare.


Irani është mirënjohës ndaj Federatës Ruse dhe beson se ajo është në anën e duhur të së drejtës ndërkombëtare”.


Bashkëpunimi bërthamor i Iranit me Rusinë: Ministri i Jashtëm iranian, Aragçi (Aragchi), tërhoqi vëmendjen te bashkëpunimi i përbashkët bërthamor i Iranit me Rusinë, duke kujtuar se Irani ndërtoi termocentralin bërthamor të Bushehrit me Rusinë, duke thënë:

1- Rusia luajti një rol pozitiv në arritjen e marrëveshjeve të mira. Niveli i tensionit po rritet çdo ditë për shkak të sulmeve izraelite dhe më pas të ShBA-ës ndaj objekteve tona”.


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, bëri gjithashtu disa deklarata të rëndësishme në lidhje me mbështetjen e Rusisë për Iranin.


Gjithçka varet nga ajo që i duhet Iranit”, tha z. Peskov.


Ne ofruam ndërmjetësim. Edhe kjo është një formë mbështetjeje, por në të ardhmen, gjithçka do të varet nga ajo që i duhet Iranit. Jemi thellësisht të shqetësuar për këtë. Numri i vendeve të përfshira në këtë çështje është rritur dhe niveli i tensionit në rajon është rritur”, tha ai.


Së fundmi, z. Peskov deklaroi se Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Tramp (Trump) diskutuan disa herë çështjen Izrael-Iran dhe përsëriti se një takim Putin-Tramp nuk ishte planifikuar, por se ai mund të zhvillohej gjithmonë përmes kanaleve të caktuara.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page