IRANI DO T'I JAPË RUSISË SISTEMIN E RAKETAVE BALISTIKE ME RREZE TË SHKURTËR VEPRIMI FATH-360 I CILI LËSHON RAKETA ME RREZE 120 KM DHE KOKA ME PESHË 150 KG (PËR TË LUFTUAR KUNDËR UKRAINËS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 10, 2024
- 1 min read
Otava, Kanada | Dhjetëra ushtarë rusë po trajnohen në Iran për të përdorur sistemin e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi Fath-360, i cili lëshon raketa me rreze maksimale 120 km dhe një kokë 150 kg.
Agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) shkruan në sajt duke cituar dy burime të inteligjencës evropiane që presin dërgimin e afërt të qindra armëve të drejtuara nga sateliti në Rusi për luftën e saj në Ukrainë.
Sipas burimeve, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse nënshkruan një kontratë më 13 dhjetor në Teheran me Iranin për Fath-360 dhe një sistem tjetër raketor balistik, Ababil.
Duke cituar burime të shumta të fshehta të inteligjencës, zyrtarët thanë se personeli rus vizitoi Iranin për të mësuar se si të përdorte sistemin Fath-360.
Një nga burimet tha se hapi i vetëm i mundshëm tjetër pas trajnimit do të ishte dorëzimi aktual i raketave në Rusi.
“Moska ka raketat e veta balistike, por furnizimi i Fath-360 mund t'i lejojë asaj të përdorë më shumë nga arsenali i saj për objektiva përtej vijës së frontit, duke përdorur koka luftarake iraniane për objektivat në rreze më të afërt”, tha një ekspert ushtarak.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments