top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM I QEVERISË ÇAVISTO-KOMUNISTE TË VENEZUELËS IVAN (YVÁN) GIL: SEKRETARI I SHTETIT I SHBA-ës MARKO (MARCO) RUBIO I SHËRBEN MAFIES SË MAIEMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 1 min read
ree

Karakas, Venezuelë | Ministri i Jashtëm venezuelian (i qeverisë së diktatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro) Ivan (Yván) Gil, iu përgjigj deklaratave të fundit të Sekretarit të Shtetit të ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, duke e quajtur atë një gënjeshtar patologjik dhe duke e akuzuar se ushqen një urrejtje të sëmurë ndaj Amerikës Latine.


Përgjigja erdhi nëpërmjet platformës “Telegram” menjëherë pasi Sekretari Rubio, gjatë takimit të tij të buxhetit të fundvitit, përsëriti qëllimin e administratës Tramp (Trump) për të zbatuar një bllokadë detare kundër cisternave të naftës venezueliane, duke e quajtur qeverinë Maduro një regjim të paligjshëm bashkëpunëtor në terrorizëm.


Ministri Gil kundërsulmoi, duke pretenduar se Sekretari Rubio nuk po mbron interesat e ShBA-ës, por ato të mafias së Miamit që financojnë karrierën e tij.


Sipas Ministrit Gil, retorika agresive dhe kërcënimet me sanksione shërbejnë vetëm për të maskuar objektivin e vërtetë të Uashingtonit, i cili, lidhet me vjedhjen e naftës dhe burimeve të Venezuelës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page