top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEVERIA E DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO E NXORRI KOKËN | FALENDEROI ZYRTARISHT RUSINË DHE IRANIN QË E KANË MBËSHTETUR NDËRKOHË QË UASHINGTONI E AKUZON PËR TRAFIQE DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read
ree

Karakas, Venezuelë | Qeveria e diktatorit çavisto-komunist Nikolas (Nicolás) Maduro falënderoi zyrtarisht Rusinë dhe Iranin për mbështetjen e tyre politike, pas tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të vendosjes së forcave detare amerikane në Detin Jugor të Karaibeve.


Moska dhe Teherani e kanë dënuar hapur praninë detare të ShBA-ës pranë Venezuelës, por të dy vendet kanë shmangur diskutimin e bashkëpunimit të mundshëm ushtarak nëse Uashingtoni kalon në një fazë sulmesh tokësore në territorin venezuelian.


Kemi marrë shprehjen e plotë të mbështetjes dhe solidaritetit të qeverisë ruse me Venezuelën”, tha Ministri i Jashtëm venezuelian Ivan (Yvan) Gil.


Sipas faqes së internetit pro-qeveritare të lajmeve venezueliane “Últimas Noticias”, Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov (Ryabkov) theksoi se përgjegjësia për përshkallëzimin bie ekskluzivisht mbi Uashingtonin.


Venezuela gjithashtu falënderoi Iranin për dënimin e vendosur të kërcënimeve të ShBA-ës, duke theksuar se këto veprime rrezikojnë paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page