MINISTRI I JASHTËM HUNGAREZ PITER SIARTO (PÉTER SZIJJÁRTÓ): VENDE TË BASHKIMIT EVROPIAN BLEJNË FSHEHURAZI NAFTË RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 5
- 1 min read

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “Hungaria blen naftë ruse hapur sepse nuk ka zgjidhje tjetër, ndërsa disa vende evropiane e blejnë atë fshehurazi përmes kanaleve alternative sepse është më e lirë”.
Ministri i Jashtëm hungarez Piter Siarto (Péter Szijjártó) e bëri deklaratën, siç raportohet përmes rrjetit social virtual Iks (X) nga zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs.
“Ministri paralajmëroi kundër hipokrizisë së atyre që sulmojnë me zë të lartë Hungarinë dhe Sllovakinë, por në heshtje importojnë të njëjtën naftë nëpërmjet Azisë”, tha z. Kovacs, duke folur në takimin informal të Këshillit të Energjisë në Danimarkë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments