MINISTRI I JASHTËM HUNGAREZ PITER SIARTO (PÉTER SZIJJÁRTÓ): NE DO TË GARANTOJMË HYRJEN E PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN NË HUNGARI; ÇËSHTJET TEKNIKE NË LIDHJE ME SAMITIN ENDE NUK JANË VENDOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Budapest, Hungari | “Hungaria do të sigurojë që Presidenti rus Vladimir Putin të mund të hyjë në vend për samitin me Presidentin e ShBA-ës Danlld tramp (Donald Trump), i planifikuar për në Budapest”.
Kështu deklaroi ministri i jashtëm hungarez Piter Siarto (Péter Szijjártó) në një konferencë për shtyp.
“Ne jemi të gatshëm të krijojmë kushtet e përshtatshme që presidentët amerikanë dhe rusë të zhvillojnë bisedime në kushte të sigurta dhe paqësore”, shpjegoi kreu i diplomacisë hungareze.
“Të gjitha çështjet teknike, nga vendndodhja deri te koha, ende nuk janë vendosur - shtoi ai - por sapo të finalizohet data, sigurisht që do të japim informacion”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments