top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM EGJIPTIAN BADR ABDELATI (ABDELATTY): JANË ZGJEDHUR 15 TEKNOKRATË PALESTINEZË PËR TË QEVERISUR GAZËN; EMRA TË VERIFIKUAR NGA IZRAELI DHE TË PRANUAR NGA FRAKSIONET PALESTINEZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 11 hours ago
  • 1 min read
ree

Kajro, Egjipt | Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelati (Abdelatty), i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” përpara samitit të djeshëm se 15 teknokratë palestinezë janë përzgjedhur për të administruar Gazën e pasluftës.


Ministri Abdelati shtoi se emrat e tyre tashmë janë verifikuar nga Izraeli, por ai nuk i zbuloi ata.


Ne duhet t'i vendosim ata për t'u kujdesur për jetën e përditshme të popullit të Gazës, dhe Këshilli i Paqes duhet të mbështesë dhe mbikëqyrë rrjedhën e fondeve dhe parave që do të vijnë për rindërtimin e Gazës”, tha ai, duke iu referuar këshillit që do të qeverisë Gazën dhe do të kryesohet nga Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Ministri Abdelati tha se komiteti prej 15 anëtarësh është miratuar tashmë nga të gjitha fraksionet palestineze, përfshirë Hamasin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page