MINIERA BULQIZË | U ARRESTUAN NJAZI PËRKOLA + BESNIK ÇUPI + FERIT TRUKA + ERVIS KADIU + EDMOND XHAFA; KONSIDEROHEN PËRGJEGJËS PËR VDEKJEN E FARI VELIUT NË VENDIN E PUNËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 7
- 2 min read

Bulqizë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Njazi Përkola, me moshë 46 vjeç.
2- Z. Besnik Çupi, me moshë 68 vjeç.
3- Z. Ferit Truka, me moshë 61 vjeç.
4- Z. Ervis Kadiu, me moshë 35 vjeç.
5- Z. Edmond Xhafa, me moshë 51 vjeç.
Ata janë punonjës të shoqërisë minerare “Gerti Sh.p.k”, në pronësi të z. Jeton Dani, ku ishte i punësuar:
1- Z. Fari Veliu, i cili, vdiq në vendin e punës, në minierë, në Bulqizë.
Z. Jeton Dani është subjekt i njohur, jo vetëm për veprimtarinë tregtare në minierë, por edhe për përfshirje politike në radhët e subjektit politik pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë.
Në zgjedhjet e 11 majit të vitit 2025, djali i tij, z. Murat Dani, kandidoi për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës.

Njoftim | Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F. Sh., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. Sh., 66 vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments