MEMALIAJ | ENDRI GOXHAJ U BË OBJEKT SULMI ME ARMË ZJARRI; PËR PASOJË VDIQ; SI DORAS U SHPALL NË KËRKIM POLICOR DONALD NELA; I PLAGOSUR MBETI EDHE DARJO (DALI) NELA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 22
- 1 min read

Memaliaj, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Endri Goxhaj, me moshë 30 vjeç, u bë objekt sulmi me armë zjarri; për pasojë vdiq.
I plagosur mbeti:
1- Z. Darjo (Dali) Nela, me moshë 25 vjeç.
Si doras, konsiderohet:
1- Z. Donald Nela, me moshë 29 vjeç.
Njoftim | Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments