top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MEKSIKO SITI: STATUJAT E FIDEL KASTROS DHE TË ÇE GUEVARËS U HOQËN NGA PARKU KU ISHIN VENDOSUR NË VITIN 2017 | DO HIDHEN NË KOSH TË MBETURINAVE; KOMUNISTË TË FËLLIQUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18
  • 2 min read
ree

Meksiko City, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Statujat prej bronzi të Fidel Kastros dhe të Ernesto Çe Guevarës, të cilat, ishin të vendosura në një stol parku në lagjen Tabakalera (Tabacalera) të Meksikos, që nga viti 2017, u hoqën me urdhër të znj. Alessandra Rojo de la Vega, kryebashkiakes (e Partisë Revolucionare Institucionale) së Kuauhtémok-ut (Cuauhtémoc), një nga 16 njësitë administrative, në të cilat, është i ndarë kryeqyteti meksikan.


Mediat kryesore meksikane e raportuan këtë lajm.


Ne i hoqëm ata për tre arsye shumë të thjeshta dhe shumë të qarta”, shpjegoi Rojo de la Vega në një video të shpërndarë në mediat sociale virtuale.


E para është se nuk ka pasur kurrë një procedurë të duhur për vendosjen e tyre.


Certifikata e detyrueshme e kërkuar nga Komiteti për Monumentet dhe Veprat Artistike në Hapësirat Publike të Qytetit të Meksikos nuk ekziston.


Së dyti, nuk ka asnjë dokument të vetëm në arkivat komunale që autorizon instalimin e tyre.


Së treti, skulpturat ishin në kujdestarinë e parregullt të një punonjësi komunal pa asnjë mandat ligjor.


Nuk bëhen gjërat kështu”, tha ajo.


Dy statujat prej bronzi prej 250 kilogramësh, të projektuara në vitin 2017 nga skulptori i famshëm dhe i ndjerë meksikan Oskar Ponxaneli (Óscar Ponzanelli) - (1966-2024) - dhe të përuruara në muajin dhjetor të të njëjtit vit, përshkruan momentin kur Fidel Kastro dhe Çe Guevara u takuan në koloninë Tabakalera në vitin 1955 dhe vendosën të bashkojnë forcat për të rrëzuar Fulgensio Batistën (Fulgencio Batista), diktatorin e Kubës në atë kohë”, raporton faqja e internetit e “El País”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page