MEDIAVE SHQIPTARE KRIMINALISHT PO U KËRKOHET BOTËRISHT QË TË CENSUROHEN DHE TË VETËCENSUROHEN NË LIDHJE ME VRASJEN E QYTETARIT DHE SIPËRMARRËSIT ITALIAN EDOARDO SARÇI (SARCHI).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 30
- 3 min read
Tiranë, Shqipëri | Koment nga Agjencia Telegrafike Vox (Voks).
Lidhur me kërkesën e z. Braçe (Braçi) për fshirjen e lajmeve ku përmendet ai dhe të tjerë subjekte me lidhje familjare me të, deklaroj sa më poshtë vijon:
1- Hetimet për vrasjen e z. Edoardo Sarçi (Sarchi), qytetar italian, sipërmarrës tregtar, janë ende në fazën fillestare (hetim penal paraprak).
Që do të thotë, se:
1- I shpalluri në kërkim policor nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit, z. Kamber Sulçaj, nuk konsiderohet domosdoshmërsisht fajtor penalisht në lidhje me akuzat penale që i atribuoen nga autoritetet vendore të hetimit penal.
Që do të thotë, se:
1- Do të duhet fillimisht të mbyllen hetimet penale paraprake (të cilat, zgjasin së paku disa muaj).
2- Të dërgohen aktet proceduriale penale në ngarkim të të dyshuarit në Gjykatën kompetente për zhvillimin e seancës gjyqësore penale paraprake.
3- Të kalojnë për gjykim penal.
4- Të zhvillohet gjyqi penal në Shkallën e Parë.
5- Të zhvillohet gjyqi penal në Shkallën e Dytë (ku do të duhet të shqiptohet vendimi penal i formës së prerë).
Nqs vendimi penal i formës së prerë do të shpalli fajtor të dyshuarin, atëhere, z. Braçe (Braçi) i lind e drejta të parashtrojë ndaj mediave kërkesën që është duke parashtruar tani, kërkesë, e cila, tash për tash, është tërësisht e pabazuar në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar që normon Fjalën e Lirë në një shtet dhe shoqëri demokratike.
Agjencia Telegrafike Vox (Voks) i sjell në vëmendje kujtdo që mendon se mund t’u mbyllë gojën mediave në Shqipëri (aq më shumë kur bashkëpunohet me ndonjë gazetar që është objekt pune i autoriteteve të Posaçme të Drejtësisë Penale) se:
1- Mediat (përfshirë edhe ato që qëllimisht etiketohen si vogla dhe të parëndësishme) në territorin e Republikës së Shqipërisë monitorohen 24/7 nga struktura të Posaçme të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por, edhe nga agjenci ligjzbatuse të mbarë Botës së Parë.
Kësisoj, çdo përpjekje për ushtrim censure ose vetëcensure ndaj tyre është krim, i cili, dënohet shumë rëndë.
Thirrja publike për censurë ose vetëcensurë është gjithashtu përpjekje kriminale për ta vrarë z. Edoardo Sarçi (Sarchi) për së dyti dhe për të fshehur elementë, subjekte, shkaqe a motive të lidhura me vrasjen e tij.
Shënim | Dy (2) artikujt që Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar në lidhje me vrasjen e z. Edoardo Sarçi (Sarchi) mund të gjenden duke trokitur (klikuar) tek këto dy lidhje (linqe), ... 👇👇👇
Koment nga z. Gazmend Braçe (Braçi) | “… tashmë ndihemi të gjithë të lehtësuar dhe po shpresojmë duke bashkëpunuar me policinë e shtetit, që autori të lokalizohet dhe arrestohet. Që nga momenti kur ka ndodhur ngjarja në prezencën tonë, ne, unë, babai, dhe vëllai, kemi qënë në dispozicion të policisë, duke bashkëpunuar dhe treguar çfarë ndodhi atë natë…”.
“… Edoardo Sarçi (Sarchi), ishte një mik i vjetër i familjes tonë dhe kjo marëdhënie njerëzore kishte vite që ishte ndërtuar, jo vetëm për shkak të biznesit por edhe për shkak të miqësisë dhe respektit reciprok…”.
“… unë dhe sot kam shkuar në polici, ku kam bashkëpunuar me grupin e hetimit. Nuk kishim asgjë për të fshehur për këtë ngjarje të rëndë, ku ne na u vra miku jonë…”.
“… Ne s’kemi dhënë asnjë dëshmi kontradiktore në polici me qëllim për të fshehur krimin.
Ne kemi treguar gjithçka që dinim dhe kishim interes të zbardhnim ngjarjen e rëndë që i ndodhi mikut tonë.
Shumë nga mediat na bënë mua, vëllain dhe babain, autorë të krimit. Po si mund të ishim ne 3 anëtarë të një familje, autorë të vrasjes së mikut tonë?
Si mund të imagjonohej kjo? Si ne dhe miku jonë Edoardo, jemi vrarë 100 herë nga media.
Më vjen mirë që tashmë ngjarja është zbardhur nga policia dhe për këtë gjë dua të Falenderoj Policinë Gjirokastër, që zbardhi ngjarjen në kohë rekord.
Tani pres që ato media që na akuzuan të mbajnë një qëndrim dhe kërkojnë ndjesë duke fshirë të gjitha shkrimet abuzive …”.

Komenti i z. Gazmend Braçe (Braçi) u muar nga një artikull i botuar nga enti mediatik “Pamfleti”, i cili, gjendet duke trokitur (klikuar) këtu, … 👇👇👇
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments