“CONFINDUSTRIA ALBANIA” DHE DHOMA ITALIANE E TREGTISË NË SHQIPËRI KËRKOJNË HETIM PENAL PARAPRAK TRANSPARENT PËR VRASJEN E SIPËRMARRËSIT ITALIAN EDOARDO SARÇI (SARCHI).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 29
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Confindustria Albania dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri reaguan me një deklaratë të përbashkët për shtyp për vrasjen e sipërmarrësit tregtar italian Edoardo Sarçi (Sarchi).
Deklaratë | Confindustria Albania dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri shprehin ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e tyre për familjen e sipërmarrësit italian Edoardo Sarchi, i cili u vra tragjikisht afër Tepelenës.
Jemi tepër të tronditur nga ky akt i rëndë dhe kërkojmë nga autoritetet shqiptare të nisin menjëherë një hetim të plotë, transparent dhe të shpejtë, me qëllim që të zbardhen plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Është thelbësore të identifikohen autorët dhe të garantohet drejtësia pa asnjë vonesë në përputhje të plotë me shtetin e së drejtës.
Ngjarje të një rëndësie kaq të madhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara; siguria dhe besimi janë kushte themelore për praninë dhe veprimtarinë e investitorëve ekonomikë italianë në Shqipëri.
Prandaj u bëjmë thirrje autoriteteve kompetente që:
– të mobilizojnë të gjitha burimet e nevojshme hetimore, duke bashkëpunuar edhe me institucionet italiane;
– të informojnë rregullisht opinionin publik mbi ecurinë e hetimeve;
– të garantojnë mbrojtje për çdo person që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Me këtë deklaratë, konfirmojmë angazhimin tonë për të garantuar kushte të plota ligjshmërie dhe sigurie për qytetarët dhe komunitetet sipërmarrëse italiane dhe shqiptare, thuhet në deklaratën e tyre.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments