FSHATI SALARI; TEPELENË | GAZMEND BRAÇE U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHET DORAS NË VRASJEN E EDOARDO SARÇIT (SARCHI); QYTETAR ITALIAN; SIPËRMARRËS TREGTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27
- 3 min read
Updated: Sep 30

Fshati Salari, Tepelenë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Gazmend Braçe ose Braçi (i biri i z. Eqerem Braçe ose Braçi, dhe nip i ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Gramoz Ruçi).
Ai konsiderohet doras në vrasjen me armë zjarri të:
1- Z. Edoardo Sarçi (Sarchi), me moshë 44 vjeç, qytetar italian, sipërmarrës tregtar (pronar i një fabrike tullash në Tiranë, i Edil Çentros (Centro)).




Njoftim | Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.





Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shoqëruan për intervistim:
1- Z. Gazment Braçe (ai është i biri i z. Eqerem Braçe, ortaku i viktimës në fabrikën e tullave “Tegola Edil Centro”, i cili ndodhej në vendin e krimit, por, u largua prej atje.
Nga të dhënat penale paraprake dyshohet se akti kriminal lidhet me mosmarrëveshjet mes dy ortakëve, viktimës Edoardo Sarçi (Sarchi) dhe z. Eqerem Braçe.
2- Z. Eqerem Braçe (banues në Tiranë; në fshatin ku ndodhi krimi kishin banesë të cilën e kishin restauruar për pushime të përkohëshme).
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Pas intervistimit policor, autoritetet vendosën që z. Eqerem Braçe (Braçi) dhe dy djemtë e tij, zotërinjtë Danjel dhe Gazmend Braçe (Braçi) të hetohen në gjendje të lirë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Koment nga z. Gazmend Braçe (Braçi) | “… tashmë ndihemi të gjithë të lehtësuar dhe po shpresojmë duke bashkëpunuar me policinë e shtetit, që autori të lokalizohet dhe arrestohet. Që nga momenti kur ka ndodhur ngjarja në prezencën tonë, ne, unë, babai, dhe vëllai, kemi qënë në dispozicion të policisë, duke bashkëpunuar dhe treguar çfarë ndodhi atë natë…”.
“… Edoardo Sarçi (Sarchi), ishte një mik i vjetër i familjes tonë dhe kjo marëdhënie njerëzore kishte vite që ishte ndërtuar, jo vetëm për shkak të biznesit por edhe për shkak të miqësisë dhe respektit reciprok…”.
“… unë dhe sot kam shkuar në polici, ku kam bashkëpunuar me grupin e hetimit. Nuk kishim asgjë për të fshehur për këtë ngjarje të rëndë, ku ne na u vra miku jonë…”.
“… Ne s’kemi dhënë asnjë dëshmi kontradiktore në polici me qëllim për të fshehur krimin.
Ne kemi treguar gjithçka që dinim dhe kishim interes të zbardhnim ngjarjen e rëndë që i ndodhi mikut tonë.
Shumë nga mediat na bënë mua, vëllain dhe babain, autorë të krimit. Po si mund të ishim ne 3 anëtarë të një familje, autorë të vrasjes së mikut tonë?
Si mund të imagjonohej kjo? Si ne dhe miku jonë Edoardo, jemi vrarë 100 herë nga media.
Më vjen mirë që tashmë ngjarja është zbardhur nga policia dhe për këtë gjë dua të Falenderoj Policinë Gjirokastër, që zbardhi ngjarjen në kohë rekord.
Tani pres që ato media që na akuzuan të mbajnë një qëndrim dhe kërkojnë ndjesë duke fshirë të gjitha shkrimet abuzive …”









___.png)






































Comments