TUNJË; KOLUMBI | GENTI KRASNIQI U ARRESTUA (I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA AUTORIETET E DREJTËSISË PENALE TË REPUBLIKËS SË ITALISË QYSH PREJ 9 VITESH).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 30
- 2 min read

Tunjë, Kolumbi | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Genti Krasniqi, me moshë 63 vjeç, i shpallur në kërkim policor nga autorietet e Drejtësisë Penale të Republikës së Italisë qysh për 9 vitesh.
Në vitin 2016, Prokuroria e Milanos (Itali) zbuloi se një apartament luksoz në atë qytet po përdorej nga një çift (një grua e re italiane dhe një burrë shqiptar) për të fshehur ngarkesat e heroinës që vinin nga Tirana.
Edhe pse të dy u kapën, ai arriti të largohej nga Italia dhe u shpall në kërkim policor.
Që atëherë, ai është kërkuar nga Interpoli, i cili lëshoi një njoftim të kuq janarin e kaluar dhe njoftoi homologët e tij në Kolumbi.
Nga Milano në Tunjë.
Edhe pse kishte tregues se ai ishte zhvendosur në Amerikën e Jugut, në Milano ishte një surprizë që ai ishte gjetur 8900 kilometra larg, në qytetin e Tunjës.
Zyrtarët kolumbianë të Imigracionit e identifikuan menjëherë atë dhe nisën një operacion për ta kapur.
Në Boiaka (Boyacá), ai u prezantua si turist i huaj, por enti mediatik “El Tiempo” e gjeti emrin e tij në të dhënat e gjykatës që e identifikonin atë si anëtar të një rrjeti trafikimi droge që përdorte prostituta për t'i transportuar ato nëpër Evropë.
Nuk dihet shumë për partneren e tij, znj/znjsh. Irma Veruari, por enti mediatik “El Tiempo” përcaktoi se i kapuri është z. Genti Krasniqi, me moshë 62 vjeç.
“Udhëtimi i tij në Tunjë ndodhi sepse pasaporta e tij sapo kishte skaduar dhe ai besonte se në një qytet të mesëm nuk do të merrte njoftimin e kuq të Interpolit”, tha një burim gjyqësor për entin mediatik “El Tiempo”.
Veprimtaria e tij në Kolumbi po hetohet; dyshohet se lidhet me trafikun e drogës.
Në fakt, ka edhe një hetim se kush e mbrojti atë në Kolumbi dhe si arriti të hynte në vend.
Ai po mbahet në pritje të kërkesës për ekstradim që do të duhet të shkojë në Kolumbi nga Milano.
Kapja e tij konfirmon se 250,000 hektarët e kokainës e kanë bërë Kolumbinë epiqendrën e trafikut ndërkombëtar të drogës.


Artikullin origjinal të botuar nga enti mediatik “El Tiempo” mund ta lexoni duke trokitur (klikuar) këtu. 👇👇👇
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments