FSHATI PLLANË; LEZHË | GJERGJ TUSHA U GJET I VDEKUR RRETH ORËS 17:30 NË BREG TË LUMIT MAT NË AFËRSI TË ZONËS KU AI BANONTE; E KANË VRARË ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 3
- 1 min read
Updated: Oct 4

Fshati Pllanë, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Gjergj Tusha, me moshë 65 vjeç, u gjet i vdekur rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në afërsi të zonës ku ai banonte.
Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se është vrarë.

Njoftim | Lezhë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.
Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments