top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBROJTJA E DETIT MESDHE DO TË JETË TEMA QENDRORE E DISKUTIMIT NË SAMITIN BARKOLANA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19, 2023
  • 2 min read

Trieste, Itali | E tashmja dhe e ardhmja e Detit Mesdhe, duke u përballur me ndryshimet klimatike: edicioni i tretë i Samitit të Detit Barkolana (Barcolana) sillet rreth kësaj teme, e cila, do të reflektojë se si të mbështetet Mesdheu, në mënyrë që ai të mund të transformohet nga zona me rrezik të lartë klimatik ,në një zonë elastike. Veprimtaria e prezantuar dje, dhe e planifikuar në qendrën e kongreseve në Trieste, nga data 4 deri më 6 tetor, ka marrë patronazhin e Presidencës së Këshillit të Ministrave. Mbi dyzet folës pritet të dialogojnë me vendimmarrësit lokalë. Ndër temat në qendër të debatit, do të jenë nevojat për marrëveshje dhe veprime transnacionale, siç është bioregjioni i Mesdheut; angazhimi për krijimin e një brezi të ri specialistësh dhe teknikësh të aftë për të drejtuar proceset industriale dhe ekonomike, duke vënë mjedisin në vend të parë; kontrollin e territorit; kufijtë më të fundit të teknologjisë. Për të shpëtuar Mesdheun - deklaron presidenti i shoqërisë së lundrimit të Barkolës (Barcola) - duhen zgjedhje të guximshme të politikës ndërkombëtare, përparimit shkencor, dhe teknologjive të reja, ndërgjegjësimi i shoqërisë civile dhe krijimi i një klase të re sunduese, të përgatitur për të ngjizur, menaxhuar dhe përballur me ndryshimin. Menaxhimi i Mesdheut si një bioregjion do të jetë tema e fjalimit kryesor të të ftuarit të nderit, z. Xherëmi Rifkin (Jeremy Rifkin), president i grupit Tir Consulting Llc, dhe i Fondacionit mbi Tendencat Ekonomike në Uashington. Si kundërpërgjigje të kësaj, Iniciativa e Evropës Qendrore do të organizojë një tryezë të rrumbullakët për mbrojtjen e Adriatikut: “Bashkëpunimi me Barkolanën (Barcolana) - vëren z. Roberto Antonione, sekretari i përgjithshëm i CEI - ka bërë të mundur diskutimin me një audiencë të madhe ndërkombëtare, mbi rëndësinë e mbrojtjes së Mesdheut, dhe brenda këtij, edhe të detiy Adriatik. Është e rëndësishme të vazhdohet dialogu dhe të ndërtohen procedura operacionale, për ndërhyrje të përbashkët, midis vendeve në kufi me të. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page