MBRETËRIA E SPANJËS | QEVERIA SHKARKOI NGA FUNKSIONI AMBASADORIN E SAJ NË IZRAEL ANA SALOMON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 28 minutes ago
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Qeveria spanjolle shkarkoi zyrtarisht ambasadoren e saj në Izrael Ana Salomon.
Ajo ka shërbyer në detyrë që nga viti 2021 dhe është thirrur për konsultime në shtator 2025, pas tensioneve diplomatike me qeverinë e Kryeministrit Benjamin Netanjahu, të ndjekura nga njohja e shtetit të Palestinës nga vendi në prill dy vjet më parë.
Masa administrative ndaj saj u botua në Gazetën Zyrtare të Shtetit dhe u miratua me propozimin e Ministrit të Jashtëm Jose Manuel Albares (me rezolutë të Këshillit të Ministrave dje).
Në dekretin e nënshkruar nga Mbreti Felipe VI, shprehen falënderime për diplomaten për shërbimet e saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments